Arsenali ka marrë një fitore vendimtare 1-0 në transfertë ndaj Uest Hemit, duke u afruar më shumë drejt titullit në Premier League.
Goli i fitores u shënua nga Trosard në pjesën e dytë, ndërsa portieri David Raja shpëtoi disa herë skuadrën nga rreziku i barazimit.
Ndeshja përfundoi me polemika, pasi një gol i Uest Hemit u anulua nga VAR për faull ndaj portierit.
Me këtë sukses, Arsenali ruan një diferencë prej 5 pikësh ndaj Mançester Sitit dhe ka në dorë fatin e tij për të siguruar trofeun, duke i mbetur për të luajtur vetëm dy ndeshjet e fundit ndaj Bërnli dhe Kristal Palas.









