-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korreshi denoncon mbeturinat pranë liqenit: Me këto plehra nuk hyn dot në Europë

Kryesoret

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka tërhequr vëmendjen për gjendjen e rëndë mjedisore në Hyzgjokaj, Lushnjë, duke publikuar një video-denoncim ku shfaqet një liqen i mbuluar me mbeturina dhe plehra.

Ai akuzon bashkinë për mungesë përgjegjësie dhe kërkon ndërhyrje urgjente për pastrimin e zonës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Video-denoncimi i plotë:

Ju përshëndes dhe unë njëherë kështu, nga këto bukuritë e mëdhaja që ka liqeni aty, domethënë, ja po të vish këtu te ke një liqen të bukur. Do thoni ju, pse për liqene kemi ne? Po a t’ju tregoj një pjesë të Europës edhe këtu me liqene? Ule pak Elio, të lutem. Liqenin këtu. Kape një sekondë aty. Të gjithë plehrat e komunës, Hyzgjokaj. Oh, Landfill-i. Ja kjo zonë e bukur, po mund të rrinte kaq e bukur kjo. Domethënë, këtu e ka mbytur dhe ferra. Shiko këtu wc, bide, divan, dyshek, jastëk. Merre të gjithë andej. Ah, të keqen! O Karakaç, këtu flini gjumë kur vini si të deleguar, ë? Këtu flini gjumë, ë? Po kape Europën, kape! Alo, Bashkia! Urdhëro si e ke! Se mirë dalim kështu për ajër të pastër, dalim foto, video. Po, Bashkia, po urdhëro, urdhëro, kape! Shiko Bashkia sa kanë vajtur këtu plehrat. E shikon, ë? O Uropa! Nuk hyhet në Uropë kështu, nuk të lënë në Uuropë me këto plehrat. Se as s’ja qëllojnë dot fare andej. Kështu që, kur të keni grykën e kamerës për të parë bukuritë, ule një çikë këmbën se kemi këpucët me lerë hala. E kjo është këpuca me plehra akoma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit