Pas Shijakut dhe Elbasanit, përgjatë mbrëmjes FNSH dhe RENEA ka zbarkuar në Vlorë në mbështetje të policisë lokale.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë krehur zonat me risk të lartë. Ka pasur kontrolle për eksponentë të krimit.
Janë kontrolluar dhe automjete të dyshuara për armë mbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.
Gjithashtu ka pasur kontrolle edhe në zona të thella për persona të cilët mund të fshihen. Deri tani nuk ka asnjë rezultat.