-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje të rinjve: Po tretemi! Dilni në krye të protestës

Kryesoret

Gjatë turit që po zhvillon në jug, kryetari i PD-së, Sali Berisha ndaloi mesditën e sotme në Libohovë. Ai tha se shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë nga vendi për shkak të qeverisjes së Edi Ramës. Akuzat për afera dhe korrupsion ishin të shumta.

“Unë vij këtu sot te ju, në një moment, në një udhëkryq të vërtetë për Libohovën, Gjirokastrën dhe mbarë Shqipërinë. Vij në një moment kur para syve tanë, Shqipëria ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar. Para syve tanë, shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga vendi. Para syve tanë, varfëria, skamja bëhen gjithnjë e më problem për shqiptarët.

Vij këtu, kur vendi ka një qeveri, e cila nuk përpiqet të fshehë me asgjë arrogancën e saj ndaj qytetarëve. Përçmimin e vërtetë që ka për qytetarin, interesat e tij dhe problematikat e tij. Një qeveri që mbulon çdo akt të papërgjegjshëm të saj me mashtrimin. Por mbi të gjitha, një qeveri që me vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet që bën, rrënon ekonominë e familjeve shqiptare.

Sot, problemi themelor për shumicën dërrmuese është problemi ekonomik. Kur shqiptarët konsiderojnë problemin ekonomik, do të thotë familjes së tyre, para së gjithash. Ata kanë një problem serioz ekonomik, që u shton atyre varfërinë, peshën e jetesës, vjen për disa arsye.

Së pari sepse pasuritë e vendit nuk kthehen në mirësi për qytetarët. Pasuritë e mëdha të tij janë kthyer në një mallkim për qytetarin. Le të marrim energjinë, ju jeni dëshmitarë, me një politikë serioze, të inkurajimit të ndërtimit të HEC-eve të reja që filloi në vitin 2007, është arritur që falë këtyre hidrocentraleve, prodhimi i energjisë pothuajse të dyfishohet. Është arritur që Shqipëri të prodhojë 2 terravat energji elektrike më shumë se sa konsumon. Pikërisht në këtë kohë, biznesit i rritet energjia nga 71 lekë në 225 lekë. Në vend që t’i ulej. Çdo njeri do priste që t’i ulej.

Pikërisht në këtë kohë, furrave të bukës, që ia kishin lënë 71 lekë, nga janari i këtij viti ua ngre në 225 lekë. Këtë e paguajnë qytetarët, këtë çmim e paguajnë në gramaturën e bukës që blejnë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit