Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Raportohet se G. M 51 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi përplasi një 67 vjeç me makinë më pas u konstatuara që ishte nën efektin e alkoolit.
Ndërsa N. J u arrestua pasi dyshohet se ka shkatërruar pronën e një shtetasje dhe ka kryer vepra të turpshme në prezencë të saj.
Në njoftimin e policisë thuhet se u proceduan në në gjendje të lirë shtetasit G. D 18 vjeç, L. L 17 vjeç, D. T 54 vjeç, G. H 53 vjeç, K. M 41 vjeç, P. M 62 vjeç dhe T. B 67 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e policisë rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe G.Ç 48 vjeç se ka goditur me sende të forta, shtetasin V. Ç 57 vjeç.
Ndërsa B. S 44 vjeç, u procedua pasi dyshohet se në fshatin Poro, Fier, i ka vjedhur një sasi me ullinj shtetases L. B.