Një person është përplasur nga një makinë mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Labinot.
Banori i zonës që u përplas nga makina duke kaluar rrugën ka marr lëndime dhe është nisur drejt spitalit të Elbasanit.
Paraprakisht, sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës.