Një zjarr i madh në të vetmin vendkalim midis gadishullit të okupuar të Krimesë dhe Rusisë shpërtheu mëngjesin e sotëm dhe u shkaktua nga një kamion cisternë me karburant.
Pamjet treguan një tren të djegur, me vendkalimin rrugor ngjitur gjithashtu dukej se kishte pësuar dëmtime.
Krimea u aneksua në vitin 2014 nga Rusia, e cila tani përdor urën Kerç për të lëvizur pajisjet ushtarake në Ukrainë. Mediat shtetërore ruse thonë se trafiku është pezulluar.
Një këshilltar i kreut të Krimesë, i cituar nga RIA Novosti, tha se po punohej për të shuar zjarrin.
Ura përtej ngushticës Kerç u hap nga Presidenti Vladimir Putin në vitin 2018, katër vjet pasi Moska aneksoi ilegalisht Krimenë.
Thuhet se është një objektiv kyç për forcat ukrainase që kanë sulmuar logjistikën ruse. Vendkalimi është më shumë se 100 milje nga territori i mbajtur nga Ukraina.
Një ekspert i eksplozivëve i tha BBC-së se zjarri ndoshta nuk ishte shkaktuar nga një raketë.
“Mungesa e dëmtimit të dukshëm nga shpërthimi / fragmentimi në sipërfaqen e rrugës tregon që një armë nga ajri nuk është përdorur” tha ai. Ai tha se ishte e mundur që “një sulm i planifikuar mirë nga poshtë mund të ketë qenë shkak”.