Policia rrugore ka shtuar kontrollet në akset e Tiranës. Blutë kanë njoftuar se vetëm brenda një jave janë pezulluar 275 leje drejtimi.
Nga ana tjetër 2 persona kanë rënë në pranga pasi kanë drejtuar automjetin nën efektin e drogës.
Njoftimi i policisë.
• 2 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.
•35 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
•275 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
•Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.