-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa nga Amfiteatri i Durrësit: E papranueshme, trashëgimia jonë po jepet me koncesion

Kryesoret

Deputetja PD-së, Ina Zhupa ka reaguar ditën e sotme për planin e konstruktimit të qytetit të Durrësit, ku sipas saj ky plan do të largohen dhe banorët që ndodhen rreth zonës.

Zhupa tha se është e papranueshme që trashëgimia jonë kulturore të jepet me koncesion te privati. Sipas saj, Amfiteatrin e Durrësit do e presë i njëjti fati si i Butrintit.

Koncesioni i Durrësit është koncesioni i radhës ku ne do të bëjmë betejë, ashtu siç nuk do ta lëmë pa e dërguar në Gjykatën Kushtetuese koncesionin e Butrintit.
 
Ne besojmë se shqiptarët meritojnë të kenë një histori të përbashkët, meritojnë të kenë identitet të mbrojtur dhe të ruajtur nga shteti.
 
Projekti i Durrësit bëhet edhe më tragjik kur mendon fatin edhe të banorëve të cilët kanë një jetë që jetojnë rreth e qark kësaj zone dhe parashikohet që do të largohen nga shtëpitë e tyre, por pa transparencë pa u thënë se ku do të shkojnë, pa u thënë se si do të realizohet transferimi i tyre, kur kanë prona me vlera të tjera në mes të qytetit parashikohen për ti çuar në Spitallë apo në zonat të tjera,” është shprehur ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit