-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duma kundër Alibeajt: 6 Marsi nuk duhet të përsëritet

Kryesoret

Deputetja e PD-së Grida Duma është kundër faktit që selia blu të dalë me dy lista në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur deputetët në një mbledhje mesditën e sotme. Duma tha se askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit.

“Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës.

Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre.

Mënyra sesi identifikohen kualitetet e mira për të garuar, mund të jenë edhe primarët. Derisa diskutojmë që ka bashki për aleatët mirëkuptimi dhe vazhdimi i diskutimeve duhet të jetë i gjithanshëm” tha Duma.

Edhe deputetët e tjerë ishin kundër idesë së dy kandidatëve. “E vetmja rrugë është që PD dhe opozita duhet të dalë me një kandidat, cdo zgjidhje tjetër ka vetëm një emër, Edi Rama. Të gjithë bashkë duhet të marrim një vendim për të qartësuar demokratët dhe për të qartësuar vetë.

E vetmja zgjedhje është dalja me një kandidat. Është kohë të heshtim dhe ti lëmë fjalën demokratëve. Është koha që secili nga ne të kontribuojë për zgjedhje. Nuk humbin demokratët, por shqiptarët nëse ne dalim me më shumë se një kandidat” ta Lefter Gështenja.

“Grupi do mblidhet sot për të diskutuar për këtë çështje. Unë si deputet do jem pjesë e zgjedhjeve për të mbështetur kandidaturat e PD dhe mendoj se duhet të jenë kandidatura të përbashkëta” tha Bledion Nallbati.

“Çdo përpjekje për të unifikuar dhe maksimizuar votat e demokratëve. Çdo diskutim tjetër përtej këtij objektivi shkon në funksion të kësaj qeverie dhe Edi Ramës” tha Arbi Agalliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit