-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimet në Kiev, këshilltari i Zelensky-t: Tentuan të vrisnin presidentin

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm mbi 10 shpërthime nga Rusia tronditën Kievin. Tërbimi i Putin pas shpërthimit të Krimes nuk njeh kufij.

Një deklaratë shokuese ka rrëfyer këshilltari i presidentit, Anton Gerashchenko i cili pretendon se një nga raketat ka rënë jo shumë larg rezidencës së Zelenksyt.

Sulmi në Kiev ndodhi teksa BBC po jepte transmetimet e saj të drejtpërdrejta nga Kievi.

Katër shpërthime janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Kiev, ku sirenat kanë rënë në kryeqytetin ukrainas për të parën herë pas shumë kohësh.

Pas disa muajsh u rikthyen sulmet e Vladimir Putin në Kiev.

Sipas gazetave lokale dhe dëshmitarëve të vetë ngjarjes, katër herë ka pasur shtëllunga tymi të ngritura në qiellin e Kievit, ku dyshimet e para bien pikërisht mbi një sulm të radhës rus.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, e cila ka korrespondetin e saj atje dhe e ka parë ngjarjen në person.

Në një shkrim në Twitter ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka pranuar gjithë shpërthimet në rajonin e Shevchenkivskyi, në kryeqytetin ukrainas, por pa dhënë detaje e shpjegime mbi atë çfarë po ndodh konkretisht atje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit