-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakër me 3 të vrarë në një xhami në San Diego

Kryesoret

Tre persona humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri në Qendrën Islamike të San Diegos, xhamia më e madhe e qytetit, ndërsa autoritetet amerikane po e hetojnë ngjarjen si një krim urrejtjeje.

Sipas policisë, tre burrat u vranë nga dy adoleshentë të moshës 17 dhe 18 vjeç, të cilët po ashtu u gjetën të vdekur brenda një automjeti pranë xhamisë, ndërsa hetuesit dyshojnë se pas sulmit ata janë vetëvrarë me armë zjarri.

Shefi i Policisë së San Diegos, Scott Wahl, deklaroi se ngjarja nisi të merrte përmasa alarmante që në orët e paradites, kur nëna e njërit prej adoleshentëve raportoi zhdukjen e djalit të saj, mungesën e automjetit dhe të disa armëve nga shtëpia.

FBI-ja është përfshirë në hetim, ndërsa agjentët federalë po analizojnë provat, kamerat e sigurisë dhe komunikimet e të dyshuarve për të përcaktuar motivin e plotë të sulmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit