Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se sot ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinkun. Sipas tij, Blinken e ka njoftuar lidhur me progresin në Kosovë, marrëdhëniet me Serbinë si dhe nevojë për intensifikimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje përfundimtare të me njohjen reciproke në qendër.
“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova atë lidhur me progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Folëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për dinamizimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti.
Ditën e djeshme kryeministri Kurti, ka pranuar që ka ardhur një draft nga Berlini e Parisi që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e një marrëveshjeje mes dy vendeve./Gazeta Express