-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti ukrainas thirrje vendit të tij: Të njohim Kosovën

Kryesoret

Oleksiy Goncharenko deputeti ukrainas, ka bërë thirrje edhe një herë që vendi i tij që të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk është më kot që 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, për të cilat ne po përpiqemi, e kanë njohur tashmë Kosovën. Kosova njihet edhe nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Prandaj, hapi i qëndrueshëm i Ukrainës do të jetë njohja e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehja e mbështetjes ndërkombëtare”, ka shkruar Goncharenko.

Gjithashtu deputeti theksoi se “situata mes Ukrainës dhe pseudorepublikave Luhansk Donetsk nuk është e njëjta situatë si në Kosovë dhe Serbi”.

“Ky është momenti kur Kosova ka vërtet të drejtën e pavarësisë”, shtoi ai.

Kosova njihet nga 97 vende anëtare të OKB-së. Ukraina, nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me njohjen ligjore të pavarësisë së Kosovës dhe e konsideron rajonin si pjesë të territorit të Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit