Asnjë divorc nuk është i lehtë, por ai mes ish-futbollistit italian Francesko Totti dhe showgirl-it Ilary Blasi, po ua kalon dhe dramave në filma.
Së fundmi Ilary ka paraqitur një padi në gjykatë për Totti, duke e akuzuar se i ka marr këpucët e saj. Ajo ka pretenduar se ai i ka vjedhur një numër të madh këpucësh dhe sandalesh nga Jimmy Choo, Amina Muaddi, Chanel, Le Silla, Casadei. Përveç atleteve të markës Gucci. Thesare të vërteta, disa prej të cilave do të kushtonin deri në 4 mijë euro.
Në fakt “vjedhje” të tilla janë kthyer në një dyluftim për çiftin, fillimisht, ylli i televizionit është akuzuar se ka marr një nga Rolex-et e Totti, ky i fundit i ka fshehur çantat.
“Ajo shkoi me babanë e saj për të zbrazur kutitë e kasafortës dhe më mori koleksionin e orëve. Ka disa Rolex me vlerë shumë të madhe. E çfarë të bëja? Ia fsheha çantat, duke shpresuar për një shkëmbim”, pranoi kampioni roman gjatë intervistës me Corriere della Sera.