-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalimi brilant! Deputeti ukrainas flet shqip: Kosova është Europë

Kryesoret

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të KiE, deputeti ukrainas, Oleksii Goncharenkjo ka kërkuar që Kosova të njihet si shtet i pavarur nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Ai u shpreh se Kosova duhet të ulet me ta, të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu mund të bëhemi më të fortë.

“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. 12 vende ende nuk e kanë njohur, ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, duhet të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë. Të gjithë duhet ta bëjmë këtë dhe së bashku të ecim përpara”, tha ai duke mbyllur fjalimin shqip: “Kosova është Evropa”.

Fjala e Goncharenkjo është publikuar në Twitter nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shoqëruar me mbishkrimin “Fjalim i fuqishëm nga deputeti Oleksii Goncharenkjo  për të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e evropianëve të tjerë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit