-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nxori bosët nga qelia! Apeli lë në fuqi dënimin për gjyqtaren

Kryesoret

Sot Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Ish-gjyqtarja fillimisht u dënua me 3 vite burg, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar përfundimisht është dënuar me 2 vjet burgim.

Po ashtu Hoxhës i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vitesh.

Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Ish-gjyqtarja u lirua disa muaj më parë nga burgu, ndërsa ka deklaruar se betejën për pafajësi do ta vazhdojë.

Avokati Aldo Tabaku u dënua me 4 vite burg, i cili luante rolin e sekserit për të ndikuar te gjyqtarja për lehtësuar dhe liruar nga burgu të fortët. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 2.8 vite burg.

Sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi e dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite burg.

Saimir Petani dhe Bledar Petani janë dënuar secili me 2.6 vite burg nga të cilat do të kryejnë 1.8 vite burg.

Këto të fundit ishin të afërmit e të dënuarit që kishin futur avokatin mik tek gjyqtarja për ta liruar nga burgu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit