Policia ka identifikuar personat që dogjën automjetin e 34-vjeçarit Marsel Buci në Bilisht.
Policia raporton se makina u dogj nga dy vëllezërit Durim Stafa 35 vjeç dhe R. Stafa 40 vjeç. Efektivët kanë arrestuar Durimin ndërsa vëllai i tij R.Stafa është shpallur në kërkim.
Kujtojmë që makina u dogj në derën e shtëpisë së Marselit tek lagja “Çezma e Madhe”.
Buci është punonjës i karburantit në pronësi të deputetit Bledion Nallbati.
Për djegien e makinës fillimisht babi i punjësit fillimisht akuzoi Deizi Arapin.