-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat nisin ters? Grupi i Berishës sulmon Bardhin: Kush është ky?

Kryesoret

Negociatat ende pa filluar mes dy grupeve në PD nuk po shkojnë në rrugën e mbarë. Grupi i Enkelejd Alibeajt mandatoi Gazment Bardhin për të negociuar me grupin e Sali Berishës.

Por deputeti Luan Baçi ka sulmuar ashpër grupin e Alibeajt dhe negociatorin Gazmend Bardhi.

“Ky Bardhi nga kush është mandatuar dhe kë përfaqëson? E quan veten sekretar të përgjithshëm akoma?

Pse në prononcimin e tij, thote deputeti Berisha ka mandatuar z. Paloka  dhe nuk thotë, kryetari i PDSH doktor profesor Sali Berisha!

Çfarë do të bisedohet në këtë takim alla 17 Maj dhe ku do të ulen?”, shkruan Baçi.

Çfarë kërkon Baçi? “PD ka institucione, keshilli kombetar eshte institucioni me i larte vendim marres midis dy kuvendeve dhe deputet jane te gjithe anetare te KK.

Aty duhet te vije Ali- Bash-Bardhi ne KK, aty merren vendimet e qendrueshme, me perfaqesuesit legjitim te demokrateve!

Kaq e thjesht eshte, marrja pjese ne mbledhjen e KK zgjidh çdo ngerç artificial te krijuar dhe te mbajtur gjall ne menyre te ndergjegjshme nga keta!

Te tjerat jane strategji te mbeshtetura edhe nga Rama,  per te fituar pak kohe  Ali-Bash-Bardhet, qe te vazhdojne mbajtjen peng dhe demtimin e Partise Demokratike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit