Janë publikuar në Fletoren Zyrtare pagat bazë për gradë të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve, pasi në kuadër të krizës qeveria ka rritur pagat e punjësve të policisë.
Për Policinë e Shtetit pagat nisin nga 57.500 lekë e punonjësit me gradë “Inspektor” dhe vijojnë deri në 125.000 lekë, e punonjësit me gradë “Drejtues Madhor”.
Ndërsa për Policinë e Burgjeve pagat nisin nga 53.500 lekë e punonjësit me gradë “Aspirant”, dhe vijon deri në 125.000 lekë, e punonjësit me gradë “Drejtues i Lartë”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shtator 2022.