-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pedagogët po kërcënohen”! Profesori: Studentë, mos ikni në Angli, ejani në protestë

Kryesoret

Ditën e premte në datë 14 tetor do të zhvillohet protesta e tretë e pedagogëve. Kryetari i Sindikatës, Sandër Kovaçi denoncoi sot se pedagogët janë kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë përe rritjen e pagave.

Ka pasur telefonata që të mos merrni pjesë në protesta, por këto nuk do të ndikojnë te pedagogët për të kërkuar të drejtën e tyre” ai.

Prof. Dr. Lush Susaj kishte një apel të fortë për studentët që të mos ikin në Angli, por të vijnë në protestë dhe të marrin në dorë fatin e tyre.

I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë që nuk po kërkojmë qiqra në hell. Edhe brenda 24 orëve të na rritet paga 30% as me Kosovën nuk krahasohemi. Ne kërkojmë që universitetet të bëhen funksionale.

Për pedagogët që ndodhen në kërcënim, shantazh dhe intimidim që po bëjnë një sjelle të shëmtuar. Asnjë profesor të mos intimidohet por të qëndrojë i fortë në kërkesat e tij. Kjo është kërkesa më normale që kemi.

Vetëm një thirrje zemre kam, na lini të punojmë. Kam një thirrje për studentët; unë nuk i kam braktisur kurrë në asnjë protestë. I ftojmë të vijnë të marrin në dorë fatin e tyre. Studentë ejani merrni fatin e tuaj në dorë jo gomonen për të ikur në Angli. Po boshatisen lagjet, universitetet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit