Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “Gjergj Araniti” në qytetin e Vlorës.
Burimet për mediat bëjnë me dije se shoferët janë konfliktuar me fjalë fillimisht dhe më pas kanë përplasur mjetet me njëri tjetrin.
Dyshohet se shkak i sherrit mes të rinjve është një femër.
Në vendngjarja kanë shkuar uniformat e policisë të cilat kanë qetësuar situatën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur.