Partia Socialiste është tërhequr nga qëndrimi për të mos shtuar numrin e bashkive.
Socialistët kanë hartuar draftin me kushtet mbi të cilat mund të krijohet një bashki e re në Shqipëri.
Kushtet;
• Të jete zonë funksionale.
• Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese.
• Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar.
• Të jetë një territor që justifikon ndarjen.
• Të ketë një numër të caktuar nxënësish për Arsimin parauniversitar dhe disa të tjera.
PD kërkon që vendi të ndahet në 94 bashki. Ndërsa për rajonet ky propozim i ri shtron idenë që vendi të ndahet në 6 rajone. Nga 61 bashki që janë aktualisht, drafti i PD propozon që të shtohen 33.
Por me kushtet që ka vendosur PS duket e pamundur që të shtohen 33 bashki të reja. Megjithatë një gjë duket se është e sigurt, që numri i bashkive do të jetë mbi 61.