Prokuroria e Posaçme, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq dosjen për tre drejtues të grupeve kriminaleve të kultivimit të kanabisit në Shkodër, Mirditë dhe Pukë; Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola dhe kultivuesve të tyre të kanabisit që kishin punësuar. Hetimi nisi në 2010.
Grupi kriminal, sipas SPAK-ut ka pasur edhe mbështetjen e strukturave të policisë së shtetit dhe strukturave vendore. “U provua që kultivuesit kishin mbështetjen e të pandehurit Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë.
Si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë Kryeplak i fshatit Pletë Pukë. Veprimtaria kriminale ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021“.
Personat që u dërguan në gjyq;
Leon Ndrecaj
Gjin Kola
Ilir Prengaj
Miri Rrapi
Zef Lalaj
Danjel Lalaj
Gentian Ndoj (Marinaj)
Tanush Lekgegaj
Aleks Këdheli
Tor Sherri (Vitor)
Leonard Kola
Ylli Veshi
Gentjan Stafa (Lalaj)
Samuel Marku
Eriglen Sulaj
Kastriot Bicukaj
Hilë Marnikollaj