-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: PD të bashkojë pjesët mbi parime

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një tjetër takim përfaqësues të trupit diplomatik që ndodhen në Tiranë. I radhës ka qenë ambasadori austriak. Deputeti i PD-së, thotë se e njohu Christian Steinerin me zhvillimet në PD dhe përpjekjet për bashkim.

“Takim  mbreslënes sot me Ambasadorin e Republikes Federale Austriake  Christian Steiner.

Një bashkëbisedim konstruktiv e tejet miqesor mbi sfiden e madhe të shqiptarëve atë te integrimit europian si një finalizim i kahershem per kthimin e vendit tonë tek rrënjet dhe identiteti i vet historik.Austria ka qënë gjithmonë në anen e kombit tonë.

Ne i referohemi shpesh së kaluares po jo gjithmonë me të njëjten deshire.Kur kujtojmë lidhjet  dhe ndihmen në shtetformimin tonë e po aq kontributin në dispilinat albanoligjike, emocionohemi me mirënjohje.

Zhvillimet në Partinë Demokratike, ishin po ashtu temë  diskutimi mundesitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjeseve të saj duke ruajtur,principet demokratike, venomet legale,vlerat dhe aleancat me botën perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.

Nuk mund të ketë demokraci të fortë pa një opozitë të tillë. Po kaq e vura në dijeni shkelqesinë e tij për të gjitha perpjekjet që PD bën për reformat, sundimin e ligjit dhe standartet demokratike shpesh të rrezikuara” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit