-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Milionat po i marrin patronazhistët, ekonomia shqiptare po vidhet

Kryesoret

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një takim me banorët e Vaut të Dejës, theksoi se ekonomia shqiptare po rrënohet çdo ditë duke u vjedhur.

Berisha tha se lekët po shkojnë te patronazhistët, duke vjedhur tenderat dhe qytetarët shqiptar.  

“Ekonomia e vendit po rrënohet, prodhimet tuaja nuk sjellin asnjë fitim. Kjo e detyron fermerin të shkatërroj fermën e tij. Në 8 vite bujqësia jonë, në vend që të rriteshin subvencionet për çdo prodhim, në vend që pensionet të 2-3 fishoheshin, subvencionet u ulët në shkallë maksimale, pensionet sot janë 30-40% më të ulëta, krahasuar me çmimet. Ne duhet të marrim shembull vetëm Kosovën dhe Maqedoninë. Kjo është arsyeja që fëmijët tuaj largohen duke punuar në ferma jashtë shtetit. Miliona lekë po vidhen nga patronazhistët.

Përse ndodhin këto?

Sepse qeveria vjedh të ardhurat. Po të lexoni tenderat do ti shihni që të gjitha janë në nivelin maksimal.

Po pse Kosovës i dalin për ti dhënë çdo pensionisti 100 euro në muaj, për t’ i dhënë çdo studenti 100 euro në muaj?

Qeveria nuk vjedh aty. Në kohën kur energjinë duhet ta ruajnë, ata e shesin tek agjendët tregtar shqiptar. Këtë energji e shet në bursë 200 euro. Qytetarët paguajnë faturën. Paratë janë dhënë por energjia nuk është paguar. Ky mashtrues del e thotë se kriza është nga lufta. Ne kemi burimet tona, të cilat nuk ndikohen nga as njëlloj faktori tjetër. Ne prodhojmë 1 milionë ton naftë, megjithatë e kemi naftën më të lartë se Suedi”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit