I jep fund jetës autori i vrasjes së dyfishtë në Klos. Fiqiri Mjeshtri vetëm disa minuta pas ngjarjes i ka dhënë fund jetës duke u vetvërarë.
Ai dyshohet se ishte personi që qëlloi babë e bir për vdekje në qendër të Klosit. Dy persona të tjerë janë arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtri.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur edhe dy persona të tjerë, Renato dhe Eglantina Hasuala.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
“Sot në orën 14:15 minuta, në qytetin e Klosit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, një vrasje, ku kanë ngelur të vrarë shtetasit Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato Hasula dhe Eglantin Hasula.
Të plagosurit janë nisur në Tiranë. Me marrjen e informacionit, policia u vu në ndjekje me shërbime dhe u bë e mundur kapja e 3 personave; Fiqiri Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri.
Theksoj se Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë. Policia në bashkëpunim me prokurorin po vazhdon me përgjegjësi për zbatimin me korrektësi të procedurave ligjore, si dhe punën për zbardhjen e kësaj ngjarje”, deklaroi Dhimitraq Ziu.
Por si ndodhi ngjarja?
Babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira u qëlluan me armë në qendër të Klosit, sapo i ati kishte marrë djalin nga shkolla profesionale.
Djali vdiq në vend, babai disa minuta më pas në spital. Shkaqet e konfliktit ende nuk dihen.
Paraprakisht dyshohet një konflikt i vjetër, por zyrtarisht ende nuk ka asnjë informacion nga policia.