-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E vrau për një “Rolex”, autorit i vihen prangat sa del nga dasma e të vëllait

Kryesoret

7 vite pasi u zhduk në mënyrë misterioze, policia konfirmoi ditën e djeshme se 16-vjeçari, Mariglen Gjonaj është vrarë për t’i marrë disa sende me vlerë që kishte me vete ditën që humbi gjurmët, një orë “Rolex” dhe një varëse floriri.

Policia për këtë vrasje ka akuzuar Kristjan Cenaj, mikun e viktimës. Ai ishte kthyer nga Italia për dasmën e të vëllait, ku policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe i kanë vënë prangat pasi ka mbaruar ceremonia.

Dëshmitë e Cenajt kanë qenë kontradiktore. Ai ka pranuar se ka qenë në shoqërinë e 16-vjeçarit, Mariglen Gjonaj, të cilin e kishte lënë vetëm në rrugën e Fushë-Kuqes, pasi i ishte prishur makina e tij personale.

Më pas nga këqyrja e të dhënave të telefonit ka rezultuar se ai ka vazhduar më tej dhe kjo ka rritur dyshimet e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit