-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hape derën shpejt”! Policia shtanget dhe e kthen “përmbys” apartamentin (PAMJET)

Kryesoret

Policia zbuloi një rast kontrabande. Kristo dhe Aleksandra Angjeli, pronarë të një farmacie në Sarandë janë arrestuar për kontrabandë me ilaçe.

Në kuadër të operacionit të koduar “Storage” pas informacioneve se kjo farmaci shiste ilaçe pa akcizë policia ndërhyri duke arrestuar burrë e grua.

Policia thotë se nga kontrolli gjeti një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

Në momentin që policia u drejtua për te banesa, çifti tentoi që të manovronte duke i gënjyer policët.

Por kur u fut brenda u “shtang” nga fakti që e kishin kthyer apartamentin në farmaci.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre” thuhet në njoftim.

Në dy dhoma të banesës u gjetën 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit