Një adoleshent 17-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri sot në Klos dhe dy persona të tjerë janë plagosur.
Informacionet e para janë kontradiktore. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit. Të plagosurit janë dërguar në spital. Zona është rrethuar nga policia.