Kryeministri Edi Rama i kërkoi Këshillit të Europës anulimin e raportit të Dick Martyt për trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë. Për Edi Ramën, ky raport i fabrikuar nga Rusia u pasua me krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që çuan pas hekurave Hashim Thaçin dhe pjesën tjetër të kupolës së UÇK-së.
“Hetuesit punonin me kufizime financiare dhe u mungonin burimet për të kryer një hetim ligjor si duhet. Nuk është për të qeshur që gjatë gjithë procesit, specialistë dhe diplomatë bënë thirrje për kujdes dhe përmbajtje. Bernard Kushner kërkonte atëherë, “ju lutem, këto pretendime janë mjaft të dyshimta”.
Në bazë të kësaj u krijuan Dhomat e Specializuara të Kosovës që çuan në arrestimin e katër personave, përfshirë Presidentin e Kosovës asokohe, Hashim Thaçin. U vendos nën arrest pa asnjë akuzë. Dikush përmendi Joe Biden. Thaçi dhe dorëheqjen dhe u largua me dinjitet. E vendosi veten në dispozicion të drejtësisë.
Është ende në burg, krijuar nga një lajm i rremë që u përhap si mortajë dhe ndikoi politikën dhe institucionet ndërkombëtare. Nuk jam këtu të vendos në diskutim as Dhomat e Specializuara të Kosovës, por burimin, vetë burimin e infektuar të neveritshëm që krijoi gjithë këtë valë. Jam këtu të krijoj të gjithë këtë që në akuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi një president u mbajt në burgim.
Nuk ka asnjë fjalë të vetme. Është një fantazi e pastër. E mirë fabrikuar në Kremlin dhe e trafikuar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut. Viktima e krimeve të tmerrshme të luftës u kthye në kriminel me këtë raport” tha ai.