-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Klosit, Noka: Vrasësi një patronazhist me uniformë bashkie

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Klos. Noka është shprehur se autori i masakrës, Besnik Mjeshtri është një patronazhistë dhe punon në bashkinë e Klosit.

Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për  mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata.

Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikaze në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.

Partia Demokratike denoncon masakrën shteterore dhe ben me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve  do te egzistoje ne kete vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti.

Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.
Vetegjyqesia eshte bere mode ne shtetin e Edi rames  sepse policia  nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij  ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë,” u shpreh Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit