-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmëron Koreja e Veriut: Jemi gati të godasim armikun me armë bërthamore

Kryesoret

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, se forcat ushtarake ishin plotësisht të gatshme për sulme me armë bërthamore.

Kim, tha se stërvitjet ishin një paralajmërim i qartë dhe demonstrim i qartë për armiqtë e vendit. Raketat bërthamore taktike me rreze të shkurtër veprimi të regjimit nuk do të ishin në gjendje të arrinin armikun e tij, SHBA-në por teorikisht mund të përdoren kundër Jugut dhe Japonisë.

Në një raport të publikuar të hënën, agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se Kim kishte urdhëruar lëshimet e provës në përgjigje të stërvitjeve në shkallë të gjerë të marinës nga forcat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane.

Tokio dhe Uashingtoni rifilluan kohët e fundit stërvitjet, duke përfshirë vendosjen e aeroplanmbajtëses me energji bërthamore USS Ronald Reagan në ujërat jashtë bregut lindor të Koresë së Jugut, një lëvizje që tërboi Phenianin, ku stërvitjet shihen si një provë për një pushtim.

Njësitë e ushtrisë të përfshira në “operacionin e armëve bërthamore taktike, organizuan stërvitje ushtarake nga 25 shtatori deri më 9 tetor për të kontrolluar dhe vlerësuar aftësinë parandaluese të luftës dhe kundërsulmit bërthamor të vendit”, thuhet në raport, duke konfirmuar se Kim kishte drejtuar personalisht stërvitjet./The Guardian

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit