Aktivistja Adriana Kalaja, që është edhe pjesë e strukturave të PD-së në protestën që u zhvillua sot përpara SPAK-ut, i kërkoi prokurorisë që të arrestojë Erion Veliajn duke i bllokuar kandidimin për herë të tretë në zgjedhjet lokale.
“Problemi që kemi ne dhe i bëjmë pyetje vetes është, a dini që këto SPAK-istat nuk kanë drita në shtëpi? Nuk e dëgjojnë Veliajn që thotë unë do të zhvilloj punime, tenderin për teatrin e ri.
Këtë nuk e dëgjojnë këta heronjtë e Yuri Kim? E dëgjojnë por janë nën presionin e Ramës dhe Veliajt. Veliajt i garantoj që nuk do ta lejojmë të kandidojë për herë të tretë. Sa të vijë momenti që të kandidojë, ai do të jetë pas hekurave.
Sot i kërkojmë SPAK-ut, arrestoni Erion Veliajn. Janë 30 dosje. Arben Kraja, Kondili dhe të gjithë këta të tjerët ta mendojnë mirë se ne nuk tërhiqemi” tha ajo.