Janë vetëm 40 ditë larg nga Kupa e Botës, dhe Argjentina ka dy mungesa kryesore në formacion.
Paulo Dybala do të mungojë 4-6 javë dhe mungesa e tij është e sigurt por pak orë pasi mori lajmin e keq nga sulmuesi i Romës, trajneri i Argjentinës duhet të bëjë llogaritë dhe me mungesën e mundshme të Angel di Marias.
Lojtari i Juventusit la fushën e lojës në Haifa në min. 22 pas një dhimbjeje në kofshën e djathtë dhe analizat paraprake konfirmuan shkallën e rëndë të dëmtimit.