Kryeministri Edi Rama vizitoi sot kantierin e “Parkut Retro” në Bulqizë, një projekt që synon zhvillimin e turizmit dhe mbështetje për komunitetin lokal.
Gjatë inspektimit, ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në këtë nismë dhe e cilësoi kontributin e tyre si kyç për suksesin e projektit.
“Gratë e Dibrës janë flori e shkuar floririt, dhe sidomos këtu, ato që bëjnë mrekullira me duart e tyre, duhet të jenë kryesore në këtë punë. Bashkia dhe FSHZH-ja duhet t’i mbështesin në çdo hap,” tha Kryeministri Rama, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të grave në këtë zhvillim.
/5pyetjet.al









