Kryeministri Edi Rama theksoi edhe njëherë në asamblenë e KiE-së se ndahet me Albin Kurtin kur vjen puna e Ballkanit të Hapur. “Ballkani i Hapur, pse na duhet? Nuk e përjashton Procesin e Berlinit.
Ballkani i Hapur nuk do të ekzistonte pa procesin e Berlinit. Sa për ta ditur në këtë pikë kam të njëjtin mendim si presidenti serb Vuçiç dhe jo të njëjtin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk ka të bëjë me ngjyrat apo skuadrat” tha ai.
Presidentin serb e mbrojti edhe njëherë për sanksionet kundër Rusisë. “Kjo është situata dhe ne e dimë që ka mosdakordësi me Serbinë e natyrisht edhe pse them Vuçiç është miku im, do ta them se fakti është që nuk duhet të ushtrojmë trysni mbi Serbinë për sanksionet. Duhet të tregohemi të kujdesshëm të mos e hedhim Serbinë në krahët e Putinit sepse në Serbi ka njerëz që e duan atë”.
Kur e pyeti përfaqësuesi ukrainas, ai u shpreh i kënaqur nëse Rusia përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit në OKB. “Miku im jam shumë i lumtur që kam sjellë emocione, keni nevojë për të. Jam kryeministër i Shqipërisë jam 1.98 metra por jam i qartë për vendin tim.
E di se nuk mund ti themi botës çduhet të bejë e një gjë e mirë e të qenit kryeministër e një vendi të vogël është se nuk merr vendime të rëndësishme por vetëm i ndjek. Jemi në rregull me gjithçka që bëjnë të mëdhenjtë për panoramën e madhe.
S’na takon ne të themi a duhet përjashtuar Rusia. Nuk e sundojmë ne botën. Duam që rajoni ynë të begatohet e mosdakordësitë të mos jenë arsye për të çelur konflikte të reja.
Nuk mendoj që Shqipëria ka kapacitetin t’i thotë botës atë që duhet të bëjë. Nuk i takon Shqipërisë të thotë nëse Rusia duhet të përjashtohet. Nëse doni ta përjashtoni, ne jemi të lumtur, nëse doni ta mbajmë e mbajmë” tha ai.