Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkoi pak ditë më parë në Gjykatën e Elbasanit që t’i njihen ditët e shërbimit të provës.
Gjyqi u shty dhe nuk u zhvillua në datën 8 tetor. Mësohet se seanca e radhës e Tahirit do të mbahet në 22 Dhjetor në orën 10:00.
Ish-ministri i Brendshëm i kërkoi Gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në atë kohë, ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shkoi në qeli më 4 shkurt.