Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka folur ditën e sotme për progresin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
Varhely është shprehur se Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit, por i duhet të punojë në aspektin e lirisë së medias.
“Ballkani të shkëput etet nga energjia për energji ruse. Do të ndihmojmë Ballkanin për pavarësi nga energjia ruse. është bërë një hap i rëndësishëm , sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut. Maqedonia hapa të duhura për luftën ndaj korrupsionit. Shqipëria ka vijuar të bëjë progres të mirë me rezultate të mira, sa i përket sistemit gjyqësor dhe avancimit të sistemit të vetingut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar,” u shpreh ai.