CFR Cluj dhe Slavia Praga janë duke luajtur në Rumani për ndeshjet e katërta në grupet e Conference League. Me fillim në orën 18:45, dueli i grupit G u ndërpre për më shumë se 15 minuta.
Një tifoz vendas është ndjerë keq në shkallët e stadiumit, me mjekët që janë munduar ta mbajnë në jetë. Ambulanca u pa në fushë, me tifozin që pas ndihmës së parë u transportua në spital.
Ende nuk dihet me saktësi problemi i tifozit, me mediet rumune që bëjnë me dije se mjekët ia dolën ta mbanin në jetë. Pas më shumë se 15 minutash ndalje të ndeshjes, tifozi u transportua në spital dhe dueli ka rinisur sërish.