-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse të gjithë janë të fiksuar pas vrasësit serial Jeffrey Dahmer dhe serialit që po thyen rekorde në Netflix?

Kryesoret

Në botën e televizionit është hiti i momentit. ”Dahmer”, seriali i platformës Netflix i frymëzuar nga historia e vërtetë e Xhefri Dahmerit, vrasësit serial nga Uiskonsin, SHBA, që  në vitet 1980 vrau 17 djem të rinj në mënyra makabre, pëlqehet shumë nga audienca në mbarë botën.

Por nga ana tjetër ai ka shkaktuar edhe shumë debate. Nga të qenit racist dhe homofobik, tek dëshira për të instrumentalizuar dhimbjen. Tashmë edhe syzet e vrasësit serial janë nxjerrë në ankand për shumën e 150 mijë dollarëve.

I disponueshëm në Netflix që nga 21 shtatori, ai arriti shifrën rekord të mbi 196 milionë shikimeve vetëm në javën e parë. Duke e çuar atë në krye të listës së serialeve më të shikuara në gjuhën angleze. Ai klasifikohet në 10-n e serialeve më të mirë të Netflix në 92 vende të botës. Dhe prej disa ditësh është seriali më i ndjekur në Itali.

Pra një triumf, që në fillim nuk mund të cilësohej si i garantuar. Kjo, pasi ngjarjet e rrëfyera janë ndër më të tmerrshmet që kanë ndodhur ndonjëherë në historinë e dekadave të fundit. Në të rrëfehet historia e Xhefri Dahmer, një vrasës serial, që përveç ekzekutimit të 17 djemve, kreu akte të dhunës seksuale, nekrofilisë, kanibalizmit dhe copëtimit të viktimave.

Skena të tmerrshme edhe për adhuruesit e këtij zhanri. Se përse po pëlqehet kaq shumë ky serial, ky është objekt i një debat të madh. Seriali është realizuar mirë në aspektin artistik, ai e përcjell sharmin e së keqes. Aktori kryesor është rrëqethës në interpretimin e tij, por detajet që tregohen janë të tmerrshme./ Nga Gisella Desiderato-Marrë me shkurtime nga “IoDonna” (bota.al)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit