Detaje tronditëse janë zbuluar nga përdhunimi i 12-vjeçares në Colonos në Greqi.
Sipas Protothemës, 12-vjeçarja ka treguar për veprimtarinë kriminale të Ilias Michos në dy deklarata dhjetëfaqëshe drejtuar oficerëve të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve. Vajza e vogël, duke folur dy herë në polici, ka përshkruar tmerrin që ka jetuar për rreth 150 ditë.
Më 17 shtator, 12-vjeçarja dëshmoi se shumë herë 53 -vjeçari shkonte me të në takimet që i caktonte me meshkuj të tjerë dhe i tregonte targën e makinës ku ajo duhej të hipte.
“Më tha edhe numrat e targave për të hipur në makina. I merrja paratë që më jepnin dhe ia dorëzoja. Ai i linte në dyqan. Është edhe një person i dytë që vinte me mua në takime. Unë vetëm dua që ai të shkojë në burg. Unë kam qenë në katër takime me burrin e dytë. I njoh personat konkretë në fotot që më tregoni”, ka dëshmuar 12-vjeçarja.
Në dy deponimet e saj, 12-vjeçarja foli për të gjithë dhe për gjithçka. Në fillim tha se Ilias Michos është një person i mirë por më pas ajo shpërtheu në të qara dhe filloi të tregojë detajet tronditëse ku në fund kërkonte vetëm dënimin e tij me burg.