-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I dorëzoja lekët”, detaje tronditëse nga dëshmia e 12-vjeçares së përdhunuar

Kryesoret

Detaje tronditëse janë zbuluar nga përdhunimi i 12-vjeçares në Colonos në Greqi.

Sipas Protothemës, 12-vjeçarja ka treguar për veprimtarinë kriminale të Ilias Michos në dy deklarata dhjetëfaqëshe drejtuar oficerëve të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve. Vajza e vogël, duke folur dy herë në polici, ka përshkruar tmerrin që ka jetuar për rreth 150 ditë.

Më 17 shtator, 12-vjeçarja dëshmoi se shumë herë 53 -vjeçari shkonte me të në takimet që i caktonte me meshkuj të tjerë dhe i tregonte targën e makinës ku ajo duhej të hipte.

“Më tha edhe numrat e targave për të hipur në makina. I merrja paratë që më jepnin dhe ia dorëzoja. Ai i linte në dyqan. Është edhe një person i dytë që vinte me mua në takime. Unë vetëm dua që ai të shkojë në burg. Unë kam qenë në katër takime me burrin e dytë. I njoh personat konkretë në fotot që më tregoni”, ka dëshmuar 12-vjeçarja.

Në dy deponimet e saj, 12-vjeçarja foli për të gjithë dhe për gjithçka. Në fillim tha se Ilias Michos është një person i mirë por më pas ajo shpërtheu në të qara dhe filloi të tregojë detajet tronditëse ku në fund kërkonte vetëm dënimin e tij me burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit