-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vrau djalin për një orë! Nëna në lot: Merreni dhe vareni në mes të qytetit

Kryesoret

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën ‘arrest në burg’ për Kristjan Cenajn. Ai u arrestua më 10 tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer te mbyllura. Të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë dhe familjarë të autorit të dyshuar.

E ëma e Mariglenit e cila kishte humbur bashkëshortin, dyshoi që në fillim tek Kristjani si autor i zhdukjes pa lënë gjurmë të djalit të saj. Shtatë vite më pas, kur u zbuluan edhe eshtrat e Mariglenit më 3 prill 2022, hetimet u rihapën dhe sollën para drejtësisë Cenajn.

“Ky monstër ky kriminel të marrë dënimin e merituar dhe të zbardhet çdo gjë që ka bërë. Të tregojë kush janë vrasësit dhe kush janë ato monstra që e paguan që t’i merrnin jetën një minioreni.

Unë e kam akuzuar Kristianin edhe fjalë i kemi dërguar në shtëpi Kristianit ai të hapë gojën. Ai meriton varjen dhe të varet në mes të Mamurrasit dhe të jetë shembull për të gjithë që vrasin bijtë e nënave. Fëmija ime ka parë tmerr me sy. Më ka hequr dritë e syve” u shpreh nëna e djalit, Liljana në Report Tv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit