Ish-deputetit Artur Roshi është dënuar nga Apeli i GJKKO me 800.000 lekë gjobë.
Mbi ish-deputetin rëndojnë akuza mbi shpifjen dhe fyerje.
“-Dënimin e të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifje”, sipas paragrafit 1 i nenit 120 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.
– Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, sipas paragrafit 2 të nenit 119 të Kodit Penal dhe dënimin me 500.000 (pesëqind mijë) lekë gjobë.
– Në bashkim të dënimeve, caktohet një dënim i vetëm në masën 800.000 (tetëqind mijë) lekë gjobë, e cila të paguhet me këst 25.000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj në afatin 32 (tridhjetë e dy) muaj.
– Shpenzimet gjyqësore në masën 245.700 (dyqind e dyzetë e pesë mijë e shtatëqind) lekë i ngarkohen të akuzuarit A.R,” ka njoftuar gjykata.
Më datë 17 maj 2020, bëri një status për Ardit Cikulin, duke përodrur fjalor të papërshtatshëm ndërsa thoshte se i kishte bllokuar rrugën,duke lënë makinën e tij në mes të rrugës që qiramarrësi i objektit të ish-deputetit të mos kalonte. Statusi i tij në Facebook erdhi pas videos ku shfaqej në momente tensioni duke hedhur blloqe në tokë dhe ofendonte banorët me fjalë të papërshtatshme pasi e akuzonin se po ndërtonte pa leje në një pronë publike.