-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush vjedh me shumë PS apo PD!?/ Raporti i nxjerr zbuluar

Kryesoret

Në prag zgjedhje të gjitha forcat politike hedhin dhe presin akuza për abuzime me fondet. Por sipas një raporti të KQZ rezulton që janë të pakta ato forca politike që nuk kanë probleme në raportet financiare.

Sipas raportit PS e tejkaluar me tri herë vlerën e lejuar për fushatë zgjedhjeje. Shuma më e madhe që ka marrë një subjekt zgjedhor për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit është 55.826.750 (pesëdhjetë e pesë milion e tetëqind e njëzet e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë)lekë.

Trefishi i kësaj shume është 167.480.250 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e tetëdhjetëmijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë”, thuhet në dokumentin e auditimit që do të shqyrtohet sot në KQZ.

Duket se Partia Socialiste e ka shkelur ligjin me qëllim pasi masa administrative që rrezikon për shkeljet ligjore është modeste në krahasim me subjektin. “Ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 92/2, pika 4, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar.

Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore.

Por nuk ngelet pas as PD, sipas auditimit të bërë nga KQZ,  kjo ka probleme kryesisht me transparencën. “Partinë Demokratike, e audituar nga zj.

Sipas raportit nga rreth 50% e kandidateve të PD-së, mungojnë deklaratat e donatorëve mbi konfliktin e interesit për financimin e subjekteve zgjedhore dhe të kandidatëve të tyre”, thuhet në dokumentin e KQZ.

Edhe PD, njësoj si maxhoranca, rrezikon deri në 10 milionë lekë të vjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit