Pesë persona, mes tyre një shqiptar janë vënë në pranga në Leuven, Belgjikë.
Policia ka gjetur më shumë se 500 bimë kanabis në një shtëpi me qira, në emër të shqiptarit. Identitetet e personave të arrestuar ende nuk janë bërë publike.
Prokuroria publike e Leuven konfirmon se dosja është nën hetim gjyqësor dhe se është kërkuar nga gjyqtari hetues.