Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një pjesë të diskutimeve që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se do të ketë një marrëveshje koalicioni me Partinë e Lirisë. Berisha u shpreh se Meta kërkon të bëjë fushatë të fortë për Këshillat Bashkiak.
Ish-kryeministri u pyet nëse do të kenë logo të përbashkët me Metën, për të cilën tha se Partia e Lirisë do të dalë me logon e tyre. Sipas Berishës, Meta është plotësisht dakord me primaret.
Pyetje: Do ketë kandidatë të PL-së?
Berisha: Nëse do ketë kandidatë të PL-së, do përcaktohet bashkia ku do kandidojë.
Pyetje: Çfarë ju ka thënë zoti Meta në takim?
Berisha: Ishte shumë pragmatik. Erdhi me tezën se sa herë kemi kërkuar bashkitë e mëdha, jemi tradhtuar. Ai më tha mua se kishte ndërmend si Parti e Lirisë, të bënte fushatë të fortë për Këshillat Bashkiake. Jemi në koalicion. Do kemi marrëveshje për koalicionin.
Pyetje: Do keni një logo?
Berisha: Ai do dalë me logon më vete. Me partitë e tjera të opozitës, po diskutojmë mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, por shtrojmë një formë tjetër testime me sondazhe. Sondazhet janë të kushtueshme.