Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasani pasi kanë kërcënuar dhe shantazhuar një tjetër për ti marrë para.
“Xh. Gj. dhe S. A. kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa shtetasi H. P. është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e parave,” ka sqaruar policia.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-H. P., 60 vjeç, Xh. Gj., 28 vjeçe dhe S. A., 42 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave prej 3000 eurosh, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 6 aparate celulare.