-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në listën e kriminelëve më të kërkuar, shqiptari: Dua të dëshmojë, s’kam faj

Kryesoret

Shqiptari Edinjo Pulti është në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë. Ai akuzohet nga autoritet e Luksemburgut se ka goditur disa herë me thikë dy nga kundërshtarët e tij gjatë një sherri në rrugë. Një nga viktimat ka mbetur i plagosur rëndë në pjesën e barkut.

Pulti që prej shkurtit të 2022 strehohet në Shqipëri dhe mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve ka çuar në mos arrestimin dhe ekstradimin e tij.

Por ai ka tentuar disa herë të kontaktojë me autoritet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi, sipas tij ai nuk ka pasur asnjë thikë me vete.

Pulti ka dhënë një intervistë për Luxemburger Wort.

“Do të doja që ta dini se nuk kisha armë me vete”, nënvizon ai, duke mohuar të ketë pasur në dorë “thikën që përmendët në publikimin tuaj”. “Nuk lëndova askënd ditën që isha atje”, tha ai.

Ai po ashtu ka shtuar se ka një video e cila dëshmon se ai thjesht është larguar nga vendngjarja por nuk ka pasur armë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit